English Shqip | 

Vizioni:

Përmirësimi i kuadrit ligjor për funksionimin normal të institucioneve arsimore.

Përmirësimi i sistemit të arsimimit dhe stërvitjes me elemente të rinj si; stërvitja nëpërmjet QS, seminareve për Standardizimin, Mësimeve të Nxjera, etj.

Dixhitalizimi i bibliotekës dhe zhvillimi i mundësisë së operimit “on-line” në punën me librin, doktrinat, standardizimin etj

Certifikimi dhe akreditimi nga Komanda për Transformim e NATO-s (ACT) e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Misioni:

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe civilëve në FA, përpunon dhe përshtat koncepte doktrinore bazë të organizimit dhe të përdorimit të FA në përputhje me strategjinë e sigurimit, politikën e mbrojtjes dhe strategjinë ushtarake të RSH, përmirëson në vazhdimësi programet, standardet dhe kërkesat për stërvitjen e ushtarit profesionist, të nënreparteve, reparteve e njësive, në interes të rritjes së aftësive luftarake të Forcave të Armatosura.

Përgjegjësitë kryesore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes janë:

a) Drejton dhe përmirëson procesin e arsimim- stërvitjes në institucionet e vartësisë së saj; si Akademinë e Forcave të Armatosura, Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, dhe Shkollën e Trupës Bunavi, në përputhje me legjislacionin për arsimin e lartë dhe atë ushtarak në Republikën e Shqipërisë.
b) Zhvillon dhe përpunon konceptet kryesore të planeve e programeve mësimore të institucioneve të vartësisë dhe kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e një sistemi arsimor ushtarak të unifikuar.
c) Përpunon Doktrinën Ushtarake të Përbashkët si dhe manualet e rregulloret e tjera ushtarake.
d) Kryen studime, analiza për çështjet e sigurisë e të mbrojtjes dhe rekomandon masat e veprimtarisë që duhen të ndërmerren për t’ju përgjigjur sfidave të reja të sigurisë dhe ndryshimit të situatave.
e) Kryen studime për modernizimin e pajisjeve, sistemeve të simulimeve, strukturës organike të Forcave të Armatosura në mbështetje të objektivave strategjik e ushtarak të Republikës së Shqipërisë.
f) Kryen studime në fushën e lidershipit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe materiale.

Shko në krye