English Shqip | 

 

struktura

Shtabi i KDS-së, me degët G1-G9, është strukturë organizative koordinuese që përpunon, ndjek dhe zbaton detyrat e Komandantit të KDS-së në interes të përmbushjes së misionit dhe përgjegjësive të tij.

Shtabi i KDS-së kryen këto detyra:

a) Bashkërendon veprimtarinë e përditshme të strukturave të KDS-së, punon për zbatimin e planeve mësimore dhe programeve të përgatitjes e kualifikimit të personelit ushtarak dhe civil të FA.
b) Përgatit udhëzimet vjetore për arsimimin e stërvitjen, si dhe kontrollon e ndjek zbatimin e tyre në strukturat e KDS-së.
c) Planëzon, organizon e kontrollon përgatitjen dhe kualifikimin e vazhdueshëm të personelit.
d) Mbështet veprimtarinë e KDS-së në fushën e komandimit, kontrollit, komunikimit, masave të zbulimit, ruajtjes e sigurisë së personelit, si dhe mbështetjen logjistike të tyre.

Stema e Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes përfaqëson:

kds logoNë një shqyt me sfond të zi dhe e kufizuar nga jashtë me një bordurë të kuqe janë vendosur mbishkrimet “Republika e Shqipërisë” në krye dhe “Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes” në pjesën e poshtme.
Në qendër është një shqyte e vogël me ngjyrë të kuqe, e cila ka shqiponjën me dy koka në ngjyrë të artë. Në qendër të shqiponjës ndodhet një shqyt i vogël me ngjyrë ulliri (ushtarake) me simbolin e Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes (rrethi – element i orientimit taktik, penda – element i të shkruarit dhe mësuarit, kartat e mbledhura – element i hartave, shpata – element i përgatitjes luftarake, kurora e dafinës – simbolizon fitimtarin).

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u krijua me 16.08.2001, në përputhje me ligjin Nr.8571 datë 27.01.2000 "Për Politikën e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërise" dhe Urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm të FA datë 08.04.2000 "Për kalimin në strukturën e re organizative të FA të Republikës së Shqipërisë". Nga viti 2001 e në vazhdim Komanda e Doktrinës e Stërvitjes në kuadrin e ristrukturimeve të vazhdueshme të FA ka pësuar ndryshime në koncepte dhe strukturën e saj.
Prioritet i KDS ka qënë përmirësimi i strukturës arsimore e stërvitore duke synuar zgjerimin e rrjetit të internetit dhe pasurimin e fondit të bibliotekës.Puna e KDS është përqëndruar edhe në ripunimin e gjithë kolonës doktrinore të FA.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka organizuar dhe drejtuar përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe drejtuesve ushtarak të FA; ka përpunuar dhe sinkronizuar koncepte doktrinore bazë të organizimit dhe përdorimit të Forcave të Armatosura në përputhje me Strategjinë e Sigurimit, Politikën e Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërise, ka përpunuar dhe përmirësuar në vazhdimësi programet, standartet dhe kërkësat për stërvitjen e ushtarakëve të nënreparteve, reparteve e njësive në interes të rritjes së aftësive luftarake të Forcave të Armatosura. 

Shko në krye