English Shqip | 

kds ndertesaMjediset infrastrukturore të KDS janë mëse të përshtatshme për një jetesë kolegji.Këto mjedise përfshijnë ambjente të përbashkëta, salla mbledhjesh e konferencash, një auditorium, mjedise clodhëse, kinema, bar kafe, palestër, bibliotekë, vend parkimi makinash mencë, ambjente muzeale të jashtme etj.
Hyrja Kryesore e KDS me dy ndërtesat, ajo e Komandës dhe e Shtabit.
Auditoriumi dhe klasë për zhvillimin e seminareve e leksioneve të ndryshme.Auditoriumi ka funksionuar që nga viti 2009. Është ndërtuar me kontributin e Delegacionit Italian të Ekspertëve(DIE), dhe mban emrin “Esat Tellini”. Në këtë auditorium janë zhvilluar aktivitetet më të rëndësishme jo vetëm në rang institucioni të KDS, por dhe në rang FA e më gjërë. Ka një kapacitet prej 152 vendesh në sallë dhe 4 në panel, si dhe një klasë për zhvillim leksionesh për afro 20 vetë. Auditoriumi është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e IT, shërbimeve vetjake etj.

Palestra shërben si për përgatitjen fizike të kursantëve, studentëve ushtarakë që ndjekin e vijonë kurset në institucionin e KDS, por njëkohësisht edhe si mjedis sportiv për fëmijët e ushtarakëve, të cilët kalojnë caste e momente sportive në të.Ambjenti i palestrës ofron të githa pajisjet sportive për një edukim sportiv sa më të shëndoshë.

Biblioteka, Biblioteka krijon dhe pasuron koleksionet e veta me libra, gazeta, revista e materiale të tjera bibliotekare me të cilat plotëson nevojat për informacion për lexuesit e saj.
Bibliotekari planifikon dhe organizon të gjithë punën për të plotësuar sa më mirë kerkesat e përdoruesve për libra dhe leksione, studime shkencore, periodik etj. Qëllimi i bibliotekës është të ndihmojë në procesin mësimor dhe atë studimor, sigurimin e informacionit dhe huazimit të literaturës në përshtatje me nevojat e studenteve, pedagogëve dhe personelit administrativ të institucionit. Në vitin 2004 me fonde të DIE (Delegazione Italiane degli Esperti ) biblioteka pësoi ndryshime rrënjësore në infrastrukturë.

• Ndryshim i vendndodhjes
• Zgjerim i sipërfaqes, nga 100m2 në 650 m2, me:
• Dy salla fondesh,
• Dy salla leximi me 25 vende,
• Sallë interneti me 12 vende,
• Sallë leksionesh,
• Banak shërbimi dhe hapësira ku janë vendosur skedarët.

Biblioteka është në shërbim të : Studentëve të kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm,
Studenteve të Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit, Kursit të Larte të Oficerave, Pedagogeve të Akademise, Studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Ushtarak, Personelit të Akademisë së Mbrojtjes dhe të Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes.
Gjithashtu të drejtën e shfrytëzimit të bibliotekës e kanë të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe kushdo tjetër pa të drejtë tërheqje literature jashtë ambjentit të bibliotekës. Sipas rregullores së brendshme të bibliotekës shërbehet : jashtë bibliotekës 1-3 njësi bibliotekare me kohëzgjatje nga 2-3 javë për librin shqip dhe deri një muaj për librin e huaj. Kopja e vetme dhe disertacionet nuk lejohen të dalin nga biblioteka por shërbehen në sallat e leximit. Fotokopjimi i materialeve bibliotekare bazohen në rregulloren e bibliotekës.

Pasurimi i bibliotekës se KDS bëhet sipas kërkesave të lexuesve brenda dhe dhe jashtë institucionit, Bashkepunimi me departamentet e AFA dhe stafin pedagogjik sipas nevojave për procesin mësimor, Anketime me studentët në auditorët e AFA të cilën e ka detyrë biblioteka e AFA, Mendimet e marra nga studiuesit dhe grupi i Profesoriatit.

Sot fondi i bibliotekës përmban 7500 tituj ( 35000 kopje) nga të cilat:

- Fondi i literaturës ushtarake 800 tituj (13437 kopje),
- Fondi i literaturës shqip joushtarak 3657 tituj (13306),
- Fondi i literaturës në gjuhe të huaj 560 tituj (3305 kopje),
- Fondi i literaturës në gjuhë të huaj arkiv 2000 tituj (2350 kopje),
- Fondi i periodikut ( revista, gazeta, buletine ) 30 tituj ,
- Fondi i leksioneve, dipencave 150 tituj ,
- Fondi i disertacioneve dhe temave të masterit shkencor dhe profesional 250 tituj,
- Fondi i enciklopedive, ( Britanike, franceze, italiane, ruse, greke, jugosllave etj.), të cilën e përmendim si fondin më me vlerë 23 tituj,
- Fondi i bibliografive 10 tituj

Biblioteka, referuar bibliotekës kombëtare përdor sistemin e klasifikimit të KDU (Klasifikimi Dhjetor Universal ), si dhe skedarin sistematik.

Shko në krye