English Shqip | 

11 Dëshmorët e Fekenit, komandantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve (sot AFA), që ranë gjatë stërvitjes dimërore në kampin stërvitor të Fekenit më 6 Shkurt të vitit 1981.

Ata dhane jetë për të shpëtuar jetë. Akti i tyre sublim mbetet kurdohere një simbol i ndërtimit të lidershipit për brezat e studenteve ushtarakë. Ai mbetet shembulli me i mire i motivimit përmes dhënies së shembullit personal deri, e pertej kufijve të vetmohimit. Kjo është forca e madhe e karakterit të ushtarakut. Ishte pikërisht kjo forcë e brendshme e njerëzve në uniformë që mposhti e triumfoi mbi kushtet ekstreme atmosferike të Dimrit të vitit 1981, është kjo forcë që motivon ushtarakët e sotëm të strukturave të FARSH, për të përmbushur misionin e tyre, në përballje me emergjencën civile të shkaktuar nga kushtet e rënda atmosferike, është po kjo forcë që përpiqemi t’a mbajme ndezur e forcojme brez pas brezi në të gjithë procesin e arsimimit ushtarak të personelit.

Kujtimi i të Reneve të Fekenit, frymëzimi nga Akti i tyre sublim, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së përditshme në AFA – në cdo (nga) rreshtim mengjezi e thirrje mbremje.

Komandant Dushan Shametaj,
Shef i Planizimit Clirim Pulaj,
Pedagog Nikollaq Bero,
Student Bilbil Pashaj,
Student Aleko Gjoni,
Student Qemal Lika,
Student Besnik Shehu,
Student Pellumb Rrapo,
Student Ilir Gramatiko,
Student Nexhip Copa
Student Bujar Ago

I përjetshëm qofte kujtimi i tyre!

Shko në krye