English Shqip | 

Senati Akademik

Senati është organ kolegjial vendimmarrës dhe përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit perspektiv të Akademisë së Forcave të Armatosura, të procesit të arsimimit e kërkimit shkencor dhe organizimit administrativ e financiar.

Bordi i Administrimit

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të AFA si institucion i arsimit të lartë por edhe si institucion ushtarak, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

Asambleja e Personelit Akademik

Asambleja e personelit akademik përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes si dhe Qendrës së Gjuhëve të Huaja.

Keshilli i Etikes

Këshilli i Etikës është organ kolegjial i cili diskuton probleme të etikës së jetës akademike dhe i paraqet propozime Komandantit/Rektorit për të gjitha çështjet që lidhen me sjelljen e qëndrimin e personelit akademik dhe të akademistëve.

Shko në krye