English Shqip | 

Picture1Në kuadër të vizitës së Komandanti të Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneral Joseph L. Lengyel, në MM dhe FARSH, këshilltari ushtarak i tij, Kryekapter Ch.Kepner, zhvilloi një vizitë në Akademinë e Nënoficerave “Thomson”. Gjatë vizitës së tij, Kryekapter Ch.Kepner shoqërohej nga Major Justin Cormier, përfaqësues i zyrës së ODC.
Kryekapter Ch. Kepner u prit nga komandanti i ANO, Gjeneral Brigade Albert Mullai, oficerë dhe nënoficerë të Akademisë së Nënoficerave “Thomson”. Ai shprehu respekt dhe falenderim të veçantë për mikpritjen e bërë nga pala shqiptare gjatë vizitave të organizuara nga ana e delegacionit amerikan në Shqipëri.

210119Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e çertifikimit të 25 kursantëve të KTHOSH-it. Në ceremoni morën pjesë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Zv.komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Edmond Braneshi, shefat e departamenteve, pedagogë të Akademisë etj.

DSC07966Në datën 16.01.2019 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët të cilët ndjekin kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar për periudhën Dhjetor 2018 - Shkurt 2019, është zhvilluar testimi i detyrave të periudhës “Blu”.
Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar zgjatë 50 ditë, e ndarë në 3 periudha: “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”.

 

Shko në krye