English Shqip | 

     e enjte 10.05.2018

Në mjediset e auditoriumit të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua Konferenca Shkencore me temë: ”60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Zv/Shefe e SHP të FA, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA, Kolonel Dr. Eduard Bala, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, drejtorë drejtorish në SHPFA, komandantë të strukturave të Forcave Armatosura, ish komandantë, ish profesorë të akademisë, stafi akademik e kursantë, si dhe të ftuar të tjerë.

     e martë 08.05.2018 

Më datë 08.05.2018, në ambientet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia jubilare me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura. Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes zonja Olta Xhaçka, Zëvendësministri i Mbrojtjes zoti Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Zëvendësshefi i SHPFA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare zoti Vullnet Sina, komandanti i KDS Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, komandantë forcash, komandanti/rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, prefekti i Tiranës zonja Suzana Jahollari, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, drejtorë drejtorish e këshilltarë në MM e SHPFA, ish-komandantë, ish-pedagogë e punonjës të akademisë, stafi akademik ekursantë të AFA, si dhe të ftuar të tjerë. 

     e premte 27.04.2018

Më datën 27 Prill 2018 në auditoriumin e “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua “Ora e Komandantit”,i ftuar nderi ishte Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj. Të pranishëm gjatë ligjërimit ishin Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Prof. Asoc. Bajram Begaj,komandantet e institucioneve,shefat kryesore ne shtabin e KDS, stafi pedagogjik dhe kursant i AFA-se.Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Dr. Eduart Bala bëri prezantimin e Komandantit të Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj.

 

Shko në krye