English Shqip | 

Jeta është thesari më i çmuar që i është dhuruar njeriut, por jo gjithmonë është e lehtë për ta jetuar atë. Nëse shikoni në sytë e fëmijëve talasemik, do të kuptoni se shtrohet një çështje për jetë a vdekje. Gëzimi i tyre i vetëm është një qese gjaku, e bërë dhuratë prej dikujt me zemër të madhe, për ti dhënë më tepër jetë, më tepër shpresë për ta jetuar atë...

Me zemër të madhe janë edhe këta 62, Punonjës, djem e vajza rekrutë të Shkollës së Trupës në Bunavi

Në datën 28.04.2017 në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u zhvillua ceremonia e çertifikimit të kursantëve që përfunduan  kursin e  Lartë të Nënoficerit .

Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë; Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Manushaqe SHEHU, Komandanti i FT-së Gjeneral Brigade Nazmi CAHANI, Zv/Komandant i KM-së Kolonel Gazpër LALA dhe Komandanti i Akademisë së N/oficerëve “Thomson” Kolonel Albert MULLAI.

 

Grupi i punës për rishikimin e Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional në FARSH, organizoj takim me qëllim koordinimin e punës dhe procesit për rishikimin Konceptit të Arsimimit Ushtarak Profesional në FARSH në datën 30.03.2017 nën drejtimin e Gjeneral Brigade Manushaqe SHEHU, Komandante e KDS-së njëkohësisht kryetare e këtij grupi u zhvillua takimi i grupit të punës me përfaqësues nga Qendrat Stërvitore të  Forcës Tokësore,  Detare, Ajrore, Komandës Mbështetëse, ASNI-së, Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollës së Trupës, Akademisë së Nënoficerëve, Drejtorisë së Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve (DAPSU), Drejtorisë së Personelit (SHPFA) dhe Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes (SHPFA).

Shko në krye