English Shqip | 

5001Paraditen e sotme, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim kortezie Këshilltarin për Çështjet Gjuhësore në Ministrinë e Mbrojtjes britanike, zotin Donald Smith.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës që zoti Smith realizoi në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, mbi bazën e një turi rajonal, për identifikimin e fushave të bashkëpunimit për çështjet gjuhësore dhe nevojave ku mund të asistojë pala britanike.

1001Paraditen e sotme, në mjediset e garnizonit “Skënderbej”, u zhvillua një ceremoni kremtuese me rastin e 7 marsit. Në këtë aktivitet morën pjesë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Prof. Asoc.Bajram Begaj, stafi dhe trupa pedagogjike e AFA, QGJH, kursante të kurseve institucionale si dhe kadetë.

Ceremoninë e nderuan me praninë e tyre dhe Ministrja e Mbrojtjes, Znj.Olta Xhaçka si dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes, Z. Petro Koçi.

600Në interes të zhvillimit të Konferencës Kryesore Planëzuese(MPC) në mjediset e Bashkisë Krujë, u zhvillua takimi i Grupit Kryesor të Planëzimit(CPT). Në këtë takim, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i EC, zoti Haki Çako, përfaqësues nga kjo drejtori, përfaqësues nga prefekturat Durrës dhe Tiranë, përfaqësues nga Bashkia Durrës dhe Krujë, përfaqësues nga komisariati i Policisë Krujë, specialist për EC nga Drejtoria e J9 në SHP, z. Arben Molla, si dhe specialisti i planëzimit nga Qendra e Simulimit e KDS, z. Vladimir Bullari.

Shko në krye