English Shqip | 

600Në interes të zhvillimit të Konferencës Kryesore Planëzuese(MPC) në mjediset e Bashkisë Krujë, u zhvillua takimi i Grupit Kryesor të Planëzimit(CPT). Në këtë takim, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i EC, zoti Haki Çako, përfaqësues nga kjo drejtori, përfaqësues nga prefekturat Durrës dhe Tiranë, përfaqësues nga Bashkia Durrës dhe Krujë, përfaqësues nga komisariati i Policisë Krujë, specialist për EC nga Drejtoria e J9 në SHP, z. Arben Molla, si dhe specialisti i planëzimit nga Qendra e Simulimit e KDS, z. Vladimir Bullari.

021Bunavia priti sërisht kandidatët e rinj për në Forcat e Armatosura, priti 143 rekrutë nga gjithë Shqipëria, të cilët me dëshirën e tyre dhe pas një procesi selektiv e testues në Qendrën e Personel rekrutimit filluan rrugën e bukur, plotë sfida dhe sakrifica të ushtarakut.

Shndërrimi nga qytetar në ushtarë të përgatitur i kontingjenteve të trajnuara në Bunavi, tashmë është kthyer në një proces normal dhe të natyrshëm, që përherë sjell suksesin e radhës, suksese që po pasojnë njëri tjetrin, falë punës dhe kontributit të personelit trajnues të kësaj shkolle të parë të arsimimit ushtarak.

21Në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, u zhvillua aktiviteti sportiv “Dita e vrapimit të CISM 2019” në FA. Ky event ishte menduar të zhvillohej me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sporteve, nwn moton ”Miqësi nëpërmjet Sportit”.Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti, morën pjesë; SHSHPFA Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, Kapiten i Rangut III Arsen Mullai, etj. Ditës së vrapimit të CISM - 2019” iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, i cili pasi shprehu kënaqësinë për prezencën e tij në këtë aktivitet, u shpreh me tone positive për bashkëpunimin e shkëlqyer të Bashkisë së Tiranës me Forcat e Armatosura Shqiptare.

Shko në krye