English Shqip | 

bon9Përfundoi me sukses periudha e “kuqe” e Programit t ë Stërvitjes Individuale të Avancuar dhe gjithë programi i planifikuar. Ky program stërvitor synon përgatitjen e ushtarëve në postin e tyre luftarak sipas specialiteteve të FA, për të plotësuar detyrat e tyre individuale në përbërje të skuadrës . Kjo periudhë përbën periudhën e ndërthurjes të të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Kjo stërvitje kulmon me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara në programin e Stërvitjes Individuale të Avancuar , nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren).

kom9Komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof. Asoc.Bajram Begaj, priti në një takim kortezie ekipin e Agjencisë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë të USEUCOM të kryesuar nga zoti Roy Ackley. Ky takim u zhvillua në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit të menaxhimit të donacioneve të dhuruara nga qeveria e SHBA për FARSH.
Pasi ju uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje dhe falenderime për mbështetjen e dhënë nga agjencia e DSCA kryesisht për sisteme dhe pajisje, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve operacionale, Gjeneral Begaj e njohu zotin Ackley dhe ekipin që e shoqëronte

kkshNë auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes , u zhvillua sot paradite ceremonia e diplomimit të kursantëve të Kursit të Lartë të Oficerit dhe kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm , në Akademinë e Forcave të Armatosura . Në këtë ceremoni morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku , Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes , Gjeneral Brigade Prof. Asoc . Bajram Begaj ,Zv/Komandanti i AFA-se Kolonel Edmond Braneshi, Komandanti i KFT Gjeneral Brigade Albert Mullai , Komandanti i KM Gjeneral Brigade Shkëlqim Sallaku , Zv / komandanti i KFD Kapiten i Rangut I Artur Meçollari , atashe ushtarak i Kosovës i akredituar në vendin tonë , Kolonel Bashkim Shillova , drejtorë drejtorish në MM dhe SHPFA , profesorë të Akademisë së Mbrojtjes etj .

Shko në krye