English Shqip | 

ano100Në datën 28.03.2019 në sallën e mbledhjeve të Garnizonit të Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë të Nënoficerit. Kursi i 40-të Bazë i Nënoficerit filloi me datë 07.01.2019 dhe mbaroi në 28.03.2019 me 48 kandidatë sipas listës së miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Kursi Bazë i Nënoficerit zhvillohet në ANO për një periudhë 12-javore dhe ka si qëllim zhvillimin e elementeve thelbësore të personalitetit të tetarit si komandant skuadre, metodist, zotërues i teknikave të punës në togë dhe t’u japë pjesëmarrësve aftësi të mira komunikimi e drejtimi.

500Me rekrutët e rinj në Bunavi vazhdon me ritme të kënaqshme realizimi i treguesve të Programit të Stërvitjes Bazë. Java që kaloi shënoi mbylljen e periudhës së dytë të programit të stërvitjes, ku rekrutët u testuan për programin e zhvilluar deri në përfundim të kësaj periudhe.

Programi stërvitor i periudhës "Blu" fokusohet në zhvillimin e mjeshtërive luftarake bazë, me theks të veçantë, kryerjen e veprimeve në fushën e luftimit, si dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive fizike.

 Qëllimi i testimit të kësaj periudhe është njohja e nivelit të ecurisë së procesit transformues të rekruteve në këtë fazë dhe përcaktimi i masave të detajuara për periudhën e tretë të këtij programi, në interes të transformimit përfundimtar të tyre nga qytetar në ushtarë të aftë e të devotshëm për të shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura.

4Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e stërvitjes midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës një ekip i Shkollës së Trupës me përbërie: tre oficerë dhe dy nënoficerë zhvilloi një vizitë dy ditore në kazermën “Skënderbej” në Ferizaj, përkatësisht në datë 25 dhe 26 mars 2019.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës midis Qendrës së Stërvitjes Individuale në Shkollën e Trupës me Qendrën e Stërvitjes Bazike pjesë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një kuptim më të gjerë ky aktivitet ishte kthim i vizitës së kryer nga homologët kosovarë gjatë viteve të shkuara.
Ishte hera e parë që një ekip i Shkollës së Trupës merrte pjesë në një vizitë të kësaj natyre jashtë vendit.

Shko në krye