English Shqip | 

konNё ambjentet e auditoriumit tw ministrisё së Mbrojtjes, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore “Sfidat e Planifikimit të Mbrojtjes së vendit dhe përputhshmëria me Procesin e Planifikimit të NATO-s (NDPP)”.
Konferenca u organizua nёn kujdesin e drejtpërdrejt tё SHSHPFA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe Komandantit tё KDS, Gjeneralbrigade Prof.Asoc. Bajram Begaj.

kosmmNë kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe FSK, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, në krye të një ekipi që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.
Në takime të ndara, gjeneral Begaj u prit nga Ministri i Mbrojtjes i FSK, Z.Rrustem Berisha, Komandanti i FSK, gjenerallejtnant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së FSK, Dr. Shkëlzen Sylaj, si dhe nga Komandanti i KDS së FSK, gjeneralbrigade Irfete Spahiu.

kos1Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) si institucion i arsimit të lartë ushtarak, krahas shumë fushave studimore dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë e mbrojtjen, në kuadrin e njohjes së veprimtarisë së tyre dhe të shkëmbimit të eksperiencës, ka si objektiv në programin e saj edhe zhvillimin e vizitave mësimore brënda e jashtë vendit.
Në këtë kuadër, Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) i Akademisë së Forcave të Armatosura, organizoi një vizitë mësimore dy ditore në Kosovë.

Shko në krye