English Shqip | 

sshNë ambjentet e Akademisë së Forcave të Armatosura, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë, në zbatim të programit mësimor me Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP), zhvilloi sesionin shkencor me temë: “Stronger Together: Koha për vlerësimin e arritjeve dhe diskutimin e sfidave së ardhmes”. Ky sesion u mbajt me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATO-s dhe 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Aleancë.

kong1Për rreth 5 ditë në vendin tonë u zhvillua Kongresi i 24të i Mjekësisë Ushtarake Ballkanike, si dhe takimi i 45të “Post-Congress Balkan Military Medical Committee”.
Qëllimi i këtij kongresi ishte sigurimi i një kornize bashkëpunimi reciprok krijues në baza reciproke në fushën e mjekësisë ushtarake, duke ndarë njohuritë mjekësore dhe përvojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve anëtare ballkanike, organizimi i një shkëmbimi reciprok të specialistëve dhe personelit mjekësor, koordinimi i studimeve dhe programeve të përbashkëta shkencore mjekësore ushtarake.

ani100Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) si institucion i arsimit të lartë ushtarak, krahas shumë fushave studimore dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen, në kuadrin e njohjes së aspekteve historiko-strategjike dhe operacionale në drejtime të ndryshme të territorit të Republikës së Shqipërisë, ka si objektiv në programin e saj mësimor edhe zhvillimin e vizitave mësimore brenda vendit. Në këtë kuadër, grupi i kursantëve të Kursit të Lartë të Oficerit (KLO), të Akademisë së Forcave të Armatosura, në zbatim të plan-programit mësimor, nën drejtimin e Departamentit të Strategjisë

Shko në krye