English Shqip | 

anokosNë mjediset e Garnizonit të Forcës Tokësore , u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 41 Bazë të Nënoficerit në ANO . Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Komandanti i FT , Gjeneral Brigade Albert Mullai , Komandanti i ANO- së Kolonel Gaspër LALA , personeli i ANO- së si dhe vetë kursantët e kursit bazë .

Në fjalën përshëndetëse të tij , Komandanti i ANO- së , Kolonel Gaspër Lala vlerësoi punën e bërë nga të gjithë kursantët dhe instruktorët për të arritur nivele më të larta si dhe ju uroi suksese kursantëve në detyrat e mëtejshme .

bon9Përfundoi me sukses periudha e “kuqe” e Programit t ë Stërvitjes Individuale të Avancuar dhe gjithë programi i planifikuar. Ky program stërvitor synon përgatitjen e ushtarëve në postin e tyre luftarak sipas specialiteteve të FA, për të plotësuar detyrat e tyre individuale në përbërje të skuadrës . Kjo periudhë përbën periudhën e ndërthurjes të të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Kjo stërvitje kulmon me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara në programin e Stërvitjes Individuale të Avancuar , nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren).

kom9Komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof. Asoc.Bajram Begaj, priti në një takim kortezie ekipin e Agjencisë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë të USEUCOM të kryesuar nga zoti Roy Ackley. Ky takim u zhvillua në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit të menaxhimit të donacioneve të dhuruara nga qeveria e SHBA për FARSH.
Pasi ju uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje dhe falenderime për mbështetjen e dhënë nga agjencia e DSCA kryesisht për sisteme dhe pajisje, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve operacionale, Gjeneral Begaj e njohu zotin Ackley dhe ekipin që e shoqëronte

Shko në krye