English Shqip | 

turqiNë Akademinë e Forcave Detare, në Stamboll/Turqi, është zhvilluar ceremonia e diplomimit të oficerëve të rinj të, midis të cilëve ishin dhe 7 studentët shqiptarë, prej te cileve 3 oficere nga Akademia e Forcave Tokesore, 2 oficere nga Forca Ajrore dhe 2 oficere nga Akademia e Forces Detare.
Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i Republikës Turke, Ministri i Mbrojtjes turk, gjeneralë e ushtarakë të gradave madhore, personalitete nga fusha të ndryshme, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vende te ndryshme të botës, mori pjesë dhe Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, si dhe N/kol Majlinda Sallaku, z/v atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Turqi.

turkuKomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneralbrigade Prof.Asoc.Bajram Begaj priti atasheun ne largim N/Kol Dirk Weber dhe i uroi suksese në detyra të tjera, gjithashtu uroi atasheun e ri N/Kol Hans-Peter Wamsler për detyrën dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave tona të armatosura.

Më pas komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneralbrigade Prof.Asoc.Bajram Begaj priti në një takim kortezie atasheun e Republikes së Turqise kolonel Şakir Cumhur Somer. Pasi ju uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje dhe falenderime,

histoNe mjediset e Komandes se Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua nje takim midis historianëve shqiptare dhe atyre bullgare. Ky event u realizua në bashkëpunim me Arkivin Qendror te FA-së, Muzeun e FA-së, si dhe historianë ushtarakë, ku perfaqesuesit bullgare ishin pjese e Komisionit Kombëtar të Historisë Ushtarake Bullgare.
Qellimi i ketij aktiviteti ishte promovimi i historisë ushtarake dhe marrja e dokumenteve origjinale me emrat e më shumë se 340 shqiptarëve, të cilët kanë qenë vullnetare në ushtrinë Bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore.

Shko në krye