English Shqip | 

210119Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e çertifikimit të 25 kursantëve të KTHOSH-it. Në ceremoni morën pjesë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Zv.komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Edmond Braneshi, shefat e departamenteve, pedagogë të Akademisë etj.

DSC07966Në datën 16.01.2019 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët të cilët ndjekin kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar për periudhën Dhjetor 2018 - Shkurt 2019, është zhvilluar testimi i detyrave të periudhës “Blu”.
Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar zgjatë 50 ditë, e ndarë në 3 periudha: “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”.

 

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile, Prefekturën e Vlorës dhe njësinë administrative të Kuç-it, ditën e sotme Shkolla e Trupës Bunavi, me kapacitetet e saj operacionale, është angazhuar në ndihmë të banorëve të fshatit Kuç, për ngritjen e një çadre, për strehimin e tyre nga tërmeti i ditëve të fundit.

Në këtë angazhim, Shkolla e Trupës dërgoi një përsonel prej 4 efektivësh dhe një kamion në ndihmë të Emergjencave Civile. Edhe pse në kushte të vështira atmosferike u bë e mundur ngritja e çadrës provizore për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Banorët e strehuar falënderuan personelin ushtarak që kontribuoi në ngritjen e çadrave, të cilët edhe në këtë rast u gjendën të parët për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të popullsisë civile.

Shko në krye