English Shqip | 

IMG 3496Në mjediset e auditoriumit të MM u zhvillua ora e komandantit të KDS. I ftuar për të lektuar këtë radhë ishte Gjeneral Brigade® Bardhyl Hoxha, me detyrë shef i departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në QDK, i cili lektoi temën e draftit të Rishikimit Srategjik të Mbrojtjes.
Në këtë aktivitet morën pjesë stafi pedagogjik i AFA, kursantë të KKSHP, KLO, personel i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Qëllimi i prezantimit të gjeneral Hoxhës, ishte angazhimi dhe metodologjia e përdorur për hartimin e draftit të Rishikimit Srategjik i Mbrojtjes (RSM), duke e pëshkruar si një proces ciklik kombëtar dhe ndërinstitucional në nivelin strategjik, e shoqëruar me një analizë racionale të interesave dhe objektivave kombëtarë, zhvillimeve të reja në mjedisin e sigurisë, përfitimeve dhe detyrimeve nga sistemi i mbrojtjes kolektive dhe zhvillimit ekonomik e financiar të vendit.

50811352 803098870037412 7925581620361297920 nNë KDS, në ambjentet e Qendrës së Simulimit është zhvilluar një tryezë pune “Për rishikimin e programeve mësimore dhe stërvitore për vitin 2019-2020”.

Ky aktivitet u zhvillua në përmbushje të Veprimtarive Kryesore të KDS për vitin 2019, duke reflektuar prioritetet e Direktivës së Mbrojtjes 2019, udhëzimet e SHSHPFA“Për Edukimin, Trajnimin, Stërvitjen dhe Vlerësimin në Forcat e Armatosura për vitin 2019”.

Në këtë tryezë pune dhe diskutimi morën pjesë përfaqësues nga: Akademia e Forcave të Armatosura, 

Picture1Në kuadër të vizitës së Komandanti të Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneral Joseph L. Lengyel, në MM dhe FARSH, këshilltari ushtarak i tij, Kryekapter Ch.Kepner, zhvilloi një vizitë në Akademinë e Nënoficerave “Thomson”. Gjatë vizitës së tij, Kryekapter Ch.Kepner shoqërohej nga Major Justin Cormier, përfaqësues i zyrës së ODC.
Kryekapter Ch. Kepner u prit nga komandanti i ANO, Gjeneral Brigade Albert Mullai, oficerë dhe nënoficerë të Akademisë së Nënoficerave “Thomson”. Ai shprehu respekt dhe falenderim të veçantë për mikpritjen e bërë nga pala shqiptare gjatë vizitave të organizuara nga ana e delegacionit amerikan në Shqipëri.

Shko në krye