English Shqip | 

ano1Në ambjentet e Garnizonit të Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Fillestar të Nënoficerit. Kursi Fillestar i Nënoficerit u zhvillua në ANO për një periudhë 5-javore me 190 orë mësimore. Kursi ishte i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.
Objektivi i programit mësimor ishte hedhja e bazave për karrierën e Nënoficerit, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia individuale në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.

afa1Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po zhvillohet stërvitja 3 shkallëshe “Shqiponja-19”. Kjo stërvitje është projektuar dhe po zhvillohet nga stafi i Akademisë së Forcave të Armatosura, kryesisht kursantët e KLO, KKSHP, në bashkëpunim me b1k e Forcave Tokësore , b2 e Regimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Qendrën e Simulimit në KDS.
“Shqiponja-19” është një stërvitje që programohet dhe drejtohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ka si qëllimi të aftësojë kursantët e KLO dhe KKSHP në rolin e oficerit të shtabit të CJTF dhe BrMN, si dhe shtabin e b1k të Forcës Tokësore dhe b2 të Reagimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës

bun2Përfundoi me sukses periudha e III-të e Programit të Stërvitjes Bazë (periudha e kuqe), dhe gjithë programi i planifikuar. Ajo synoi në zhvillimin e aftësive individuale të kursantëve për kryerjen e detyrave në operacion, si dhe në edukimin tek ata të punës në grup. Kjo periudhë përbën periudhën e ndërthurjes të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Ajo kulmoi me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara në SIB, nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren). Kjo stërvitje kryhet përpara testimit përfundimtar të kursit dhe vlerësimi i saj zë vend të konsiderueshëm në vlerësimin e përgjithshëm të SIB.

Shko në krye