English Shqip | 

lokaNë ambjentet e Akademisë së Nënoficerëve në prani të Komandantit të KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc.Bajram Begaj, personelit ushtarak e civil të akademisë, u bë prezantimi i Komandantit të ri të ANO, Kolonel Fatmir Loka. 
Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj shprehu konsiderata për punën dhe përkushtimin në detyrë të kolonel Fatmir Loka, të sapoemëruar në detyrën e komandantit të ANO

klsmangleziKomandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Zotin Duncan Norman. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Ambasadori britanik Norman, do të zhvillojë me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sipas programit të miratuar.
Në takim morën pjesë Zv/Komandanti i KDS Kolonel Dilaver Hoxha, Zv/Komandanti /Rektori i AFA, Kolonel Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Dokaj. Ambasadori Norman, në këtë takim shoqërohej nga atasheu ushtarak britanik i akredituar në vendin tonë, Kolonel Christooher Maycocl.

turkuKomandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Zotin Murat Yoruk.
Ambasadori Yoruk, në këtë takim shoqërohej nga zv/atasheu ushtarak turk i akredituar në vendin tonë, Kapiten Ali Atalay.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, e njohu zotin Yoruk me përshkrimin e Kursit të Lartë të Sigurisë, me ecurinë e zhvillimit të tij në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjërë në fushën e mbrojtjes. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve në fushën e arsimimit dhe trajnimit ushtarak.

Shko në krye