English Shqip | 

 

Në kuadër të fillimit të fazës egzekutuese të stërvitjes “Partnerët-20, komandanti i FT të FSK, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj, zhvilloi një vizitë njohëse njëditore në mjediset stërvitore të KDS.
Gjeneralbrigade Hadërgjonaj, u prit në një takim të ngrohtë e miqësor nga komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof.Asoc.Bajram Begaj. Pasi ju uroi mirëseardhjen, Gjeneral Begaj e njohu Komandantin e FT të FSK me zhvillimet më të fundit në institucionin e KDS, me theks në pjesën stërvitore të programeve e kurrikulave akademike dhe konkretizimin e tyre në stërvitjet e këtij lloji, sic është dhe stërvitja “Partnerët 20”. Gjeneral Begaj, vlerësoi punën, përkushtimin, angazhimin e disiplinën dhe të personelit ushtarak kosovar të regjimnetit të parë të FT të FSK, pjesëmarrës në stërvitje. Nga ana e tij, Gjeneralbrigade Hadërgjonaj, falenderoi për mikpritjen, duke u shprehur se këto lloj stërvitjesh dhe bashkëpunimi i përbashkët edhe në këtë fushë, do i shërbejë më së miri orientimit në zhvillimin e kapaciteteve trajnuese e stërvitore simuluese të FSK”.
Në këtë takim, nën një frymë të ngrohtë dhe vllazërore vijuan diskutimet mbi thellimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe FSK, konkretisht në fushën e arsimimit e trajnimit ushtarak edhe për stërvitje të llojit simualtiv, nëpërmjet qëndrës së simulimit, stërvitje që minimizojnë kostot e trajnimit, por dhe me interes të përbashkët e reciprok në interes të rritjes së kapaciteteve trajnuese.

Shko në krye