English Shqip | 

 

Pas zhvillimit me sukses të stervitjeve “Gjilani-18” dhe “Shqiponja-19”, në Qendrën e Simulimit po zhvillohet faza finale, ajo e ekzekutimit të stërvitjes së koduar “Partnerët-20”.
Qëllimi i kësaj stërvitje është aftësimi i Shtabit të Regjimentit të I-rë dhe strukturat e tij vartëse, për Procesin e Planëzimit në nivel Operacional, Procedurën e Vendimmarrjes Ushtarake (MDMP) në nivel taktik dhe dinamikën e zhvillimit të luftimit, duke zbatuar konceptet doktrinare të NATO-s.
Stërvitja i ka kaluar te gjitha hapat e zhvillimit të saj, që nga Konferenca e specifikimeve, ato fillestare, kryesore e finale planëzuese, e deri tek trajnimi i operatorëve për Procesin e Vendimarrjes Ushtarake si dhe për HICON /EXCON
Është për tu theksuar se i gjithë procesi i planëzimit të stërvitjes, Procesi i Vendimarrjes Ushtarake dhe ai i ekzekutimit po bëhen duke patur parasysh të gjitha Procedurat Standarte të NATO-s, bazuar në dokumentin kryesor COPD.
Gjatë egzekutimit të stërvitjes vlen të përmendet dhe përkushtimi, angazhimi dhe disiplina e personelit ushtarak të Regjimentit të parë të FT të FSK. Këto lloj stërvijesh do shërbejnë në thellimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe FSK, konkretisht në fushën e arsimimit e trajnimit ushtarak edhe për stërvitje të llojit simualtiv, nëpërmjet qëndrës së simulimit, stërvitje që minimizojnë kostot e trajnimit, por dhe me interes të përbashkët e reciprok në interes të rritjes së kapaciteteve trajnuese.
Komandanti i BrRSH të FSK, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj, i cili ndodhej për të parë nga afër procesin stërvitor dhe angazhimin e trupave të tij në ëkëtë stërvitje, nëpërmjet një prezantimi në Qendrën e Simulimit në KDS, u njoh në vija të përgjithshme me atë cka QS përfaqëson, sistemin stërvitor dhe simulimin në këtë qendër dhe në vijimësi me një informacion të përgjithshëm mbi objektivat e stërvitjes dhe trajnimit, skenarin e saj, strukturën etj. Më pas, gjeneral Hadërgjonaj vizitoi të gjitha ambjentet stërvitore të ndara sipas audiencave stërvitore të saj.

Shko në krye