English Shqip | 

 

Në zbatim të programit mësimor akademik për vitin 2019-2020, kursantët e KLO sapo kanë përfunduar stërvitjen planëzuese “Forca e Përbashkët e Bashkuar e Organizuar për Detyrë në Operacion Mbrojtës”, si pjesë e modulit të dytë “Operacionet Kryesore Luftarake”, të Departamentit të Operacioneve.
Qëllimi i kësaj stërvitje ishte aftësimi i Kursantëve të KLO-së, të organizuar si Shtab i Forcës të Përbashkët të Bashkuar të Organizuar për Detyrë, për të analizuar situatën politiko-ushtarake në periudhë krize dhe konflikti, njohja dhe zbatimi i procesit të vendimmarrjes ushtarake në nivel operacional, si dhe përvetsimi i koncepteve bazë të drejtimit të FA në nivelin operativo-strategjik. Për planizimin e stërvitjes u ndoqën të gjitha fazat e planizimit në nivel operacional, bazuar në COPD.
Në këtë stërvitje, kursantët nën drejtimin e pedagogëve të departamentit të operacioneve u angazhuan plotësisht për arritjen e objektivave të stërvitjes, si: kuptimin e planizimit operacional të Operacionit të FPBOD në një skenar (jo real) të mundshëm krize apo konflikti; unifikimin ei metodave dhe procedurave të punës për organizimin dhe planizimin e Operacioneve të Përbashkëta të Bashkuara; koordinimin midis fushave bazë në një shtab dhe midis komponenteve përbërës në operacion, etj.

Shko në krye