English Shqip | 

 

Në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sporteve, nën moton ”Miqësi nëpërmjet Sportit”. u zhvillua aktiviteti sportiv “Dita e vrapimit të CISM 2020” në FA.

Në këtë kompeticion, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes mori pjesë me një personel prej 25 vetësh të AFA, ANO, QS,QDK, nga të cilët 5 ishin femra.

Gara u zhvillua në formën e krosit masiv me të gjithë pjesëmarrësit në distancën 5 km.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, i akordoi çertifikatë mirënjohje ish pedagogut të AFA, Nënkolonel (R) Ramazan Zelia, me motivacionin “për kontributin ndër vite për lartësimin e vlerave të sportit në FA”. Gjithashtu për pjesëmarrësit u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.

 

Shko në krye