English Shqip | 

 

Në kuadër të 39 - Vjetorit të Dëshmorëve të rënë në stërvitjen e Fekenit, paraditen e sotme, pranë Obeliskut të garnizonit “Skënderbej”, u zhvillua një ceremoni përkujtimore.

Në këtë event, ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, stafi pedagogjik i AFA, kursantë të KLO, si dhe familjarë e të afërm të dëshmorëve.

Në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, në Obeliskun e Dëshmorëve të Fekenit, u vunë kurora me lule nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku dhe Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, u bënë nderime e homazhe nga të afërmit e familjarët e të rënëve, si dhe u mbajt një minutë heshtje, për nder të tyre.

Sot u kujtuan me respekt dhe mirenjohje 11 dëshmorët, petagogët Dushan Shametaj, Çlirim Pulaj e Nikollaq Beros, studentët Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa, Bujar Ago.

Dëshmorët e Fekenit, do të mbesin në piedestalin e blertë të Forcave të Armatosura si dëshmitarët e rrugës nga ato vijnë, të vendosmërisë që i karakterizon të dashurisë së përhershme për popullin, shokët dhe tokën e shenjtë.

Shko në krye