English Shqip | 

 

Në ambientet e Shkollës së Trupës në datë 04.09.2019 u zhvillua ceremonia e promovimit në gradë të oficerëve dhe nënoficerëve të cilët u vlerësuan gjatë këtij viti nga ana e komisioneve të karrierës.
Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë Komandanti, shtabi, drejtues të strukturave dhe personeli i Shkollë së Trupës .
Për arritjet dhe rezultatet e larta, performancën që ky personel ka prezantuar, sot shpërblehen me gradën e radhës dhe mundëson vijueshmërinë e mëtejshme në karrierën ushtarake duke e shoqëruar me detyra më të rëndësishme në Shkollën e Trupës dhe në struktura të tjera të Forcave të Armatosura.
Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj uroi të sapo graduarit dhe theksoi se k y është shpërblimi i punës, mundit e sakrificave tuaja gjatë këtyre viteve , prandaj kërkoj nga secili nga ju të tregoni profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e misionit të Shkollës së Trupës.
Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët me personelin oficer dhe nënoficer të graduar.

Shko në krye