English Shqip | 

 

Në Akademinë e Forcave Detare, në Stamboll/Turqi, është zhvilluar ceremonia e diplomimit të oficerëve të rinj të, midis të cilëve ishin dhe 7 studentët shqiptarë, prej te cileve 3 oficere nga Akademia e Forcave Tokesore, 2 oficere nga Forca Ajrore dhe 2 oficere nga Akademia e Forces Detare.
Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i Republikës Turke, Ministri i Mbrojtjes turk, gjeneralë e ushtarakë të gradave madhore, personalitete nga fusha të ndryshme, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vende te ndryshme të botës, mori pjesë dhe Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, si dhe N/kol Majlinda Sallaku, z/v atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Turqi.
Ergys Dollomaja i Forcës Tokësore, Dario Bufazi i Forcës Detare, Krist Hasanbega i Forcës Ajrore, ishin oficerët me performancen dhe rezultatet më të mira ndër studentët e tjerë, të cilëve iu akorduan diplomat nga Zv. Ministri i Mbrojtjes së Republikës Turke.
Oficeret e rinj shqiptarë e perfunduan me sukses programin e trajnimeve ushtarake si dhe programin bachelor. Përgjatë studimeve të tyre, ata treguan se të jesh i suksesshem si kadet ushtarak, duhet të jesh dhe amabasador i Shqipërise në lartësimin e vlerave të kombit shqiptar.

Shko në krye