English Shqip | 

 

Ne mjediset e Komandes se Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua nje takim midis historianëve shqiptare dhe atyre bullgare. Ky event u realizua në bashkëpunim me Arkivin Qendror te FA-së, Muzeun e FA-së, si dhe historianë ushtarakë, ku perfaqesuesit bullgare ishin pjese e Komisionit Kombëtar të Historisë Ushtarake Bullgare.

Qellimi i ketij aktiviteti ishte promovimi i historisë ushtarake dhe marrja e dokumenteve origjinale me emrat e më shumë se 340 shqiptarëve, të cilët kanë qenë vullnetare në ushtrinë Bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ivan Sapunjiev, zëvendëskryetar i BBCI dhe ekipi i tij, u takuan me përfaqësuesit e historianëve ushtarake shqiptare, Dr. Asllan Zemani, drejtor i Muzeut të FA, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, kryetar i shoqatës së historianëve ushtarak shqiptar, Dr. Agim Gjini, përfaqësuesi i AFA dhe përfaqësues të AQFA.
Përfaqësuesi i historianëve bullgar i njohu të pranishmit me Komitetin Kombëtar të Historisë Ushtarake që është dhe anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Historisë Ushtarake të UNESCO-s, si dhe me misionin e tyre për promovimin e pozicionet zyrtare të historiografisë ushtarake bullgare jashtë vendit.
Historianët ushtarak shqiptar i njohën perfaqesuesit bullgare me punën e tyre dhe përpjekjet që bëjnë për organizimin e veprimtarive në njohjen e historisë ushtarake, ndaj është me interes dhe takime të tilla si dhe shkëmibimi i literaturës ushtarake, por dhe zhvillimi i tryezave dhe konferencave shkencore me objekte të tilla si “Vëllezërit në armë”. Programi “Vëllezërit në Armë” ka për qëllim të tregojë bashkëpunimin e betejës midis bullgarëve dhe shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore 1915-1918. Në arkivat bullgare gjetëm emrat e më shumë se 340 shqiptarëve, nga 50 vendbanimet e tokave në perëndim të Liqenit të Ohrit, të cilët ishin vullnetarë në ushtrinë bullgare.
Ekipi bullgar i dhuroi Arkivit Qendror të FA një dosje të shoqëruar me foto nga veprimtaria e ushtarakëve shqiptarë gjatë Luftës së Parë Botërore që ishin vullnetarë në ushtrinë bullgare. Ata kishin përgatitur dhe certifikata për ushtarët e rënë që do ti dorezojnë në bashkinë e Pogradecit dhe do marrin kontakte me përfaqësuesit e familjeve te tyre.
Në këtë kuadër, Komisionit Kombëtar i Historisë Ushtarake Bullgare (BCCI) kërkoi bashkëpunimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë për organizimin e takimeve me Arkivin dhe Muzeun e FA-së, por dhe për organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete të tjera që do të zhvillohen ne te ardhmen.
Komisioni Historik Ushtarak është një organizatë joqeveritare e vullnetarëve që punojnë për përfitimin publik të arsimit të rinisë patriotike, duke promovuar historinë ushtarake dhe duke ndërtuar respekt për profesionin ushtarak. Qellimi eshte qe ekipit te Kërkimit Historik Ushtarak te NATO-s tu paraqitet në mënyrë objektive këndvështrimi i të gjitha vendeve të përfshira në konfliktet ushtarake në shekujt e fundit, me respekt për përpjekjet dhe sakrificat e dhëna nga të gjitha ushtritë dhe popujt. Duke ndjekur sistemin e vlerave të civilizimit të Bashkimit Evropian, respektimin e popujve tanë fqinj dhe perspektivën e tyre, ne do të jemi në gjendje të dobësojmë dhe eliminojmë dëmin e “teknologjisë së urrejtjes” që është përdorur në mënyrë aktive në shekujt e fundit në Gadishullin Ballkanik dhe në të gjithë botën.

Shko në krye