English Shqip | 

 

bwd  Foto 1/2  fwd

Shkëmbimi i deritanishëm i eksperiencave dhe programeve në fushën e arsimimit ushtarak, me FSK e Kosovës, ka qene tepër i vlefshëm dhe i frytshëm. Këtij bashkëpunimi i shtohet dhe ndihma me literaturë studimore ushtarake që KDS e FARSH i dha KDS së FSK. Ky aktivitet vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm e të nisur më herët midis të dy institucioneve arsimore ushtarake, të vendosjes së piketave të përbashkëta, në drejtim të unifikimit të arsimimit dhe trajnimit ushtarak midis dy vendeve, mbi dhënien e asistencës së vazhdueshme nga pala shqiptare, në procesin e integrimit të Kosovës në NATO.
Me këtë rast në KDS e FSK u bë nënshkrimi i dorëzim-pranimit të literaturës studimore ushtarake. Në ceremoni morën pjesë të dy komisionet respective të përfaqësuar nga Shefi I Shtabit i KDS së FARSH, Kolonel Riza Zaja dhe komandanti i KDS së FSK, Gjeneralbrigade Irfete Spahiu.
Në emër të KDS së FARSH-së, Shefi i Shtabit të KDS, kolonel Riza Zaja, ndër të tjera, tha se: “KDS-ja është e nderuar që ka mundësi të ndihmojë KDS-në e Kosovës, dhe se me këtë rast po thellohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy KDS-ve dhe se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit ndërmjet tyre”.
Nga ana e saj, Komandanti i KDS së FSK, Gjeneralbrigade Irfete Spahiu pasi falënderoi MM, SHP e FA të RSH, dhe në veçanti KDS, për kontributin dhe ndihmën e dhënë institucionit që ajo drejton dhe nëpërmjet tij gjithë FSK, e vlerësoi këtë ndihmesë si të një rëndësie të vecantë, pasi sipas saj, librat janë shumë të çmuar e të vyer e që do shërbejnë më së miri si referenca pune në të gjithë procesin e arsimim-trajnimit dhe stërvitjes.
Literature e dhuruar përfshin rreth 1500 tituj me publikime doktrinare profesionale (doktrina, manuale, rregullore, libra, broshura, etj.), që do të ndihmojnë zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të mbrojtjes së FSK.

Shko në krye