English Shqip | 

 

Përfundoi me sukses periudha e “kuqe” e Programit t ë Stërvitjes Individuale të Avancuar dhe gjithë programi i planifikuar. Ky program stërvitor synon përgatitjen e ushtarëve në postin e tyre luftarak sipas specialiteteve të FA, për të plotësuar detyrat e tyre individuale në përbërje të skuadrës . Kjo periudhë përbën periudhën e ndërthurjes të të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Kjo stërvitje kulmon me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara në programin e Stërvitjes Individuale të Avancuar , nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren).

Testimi përfundimtar fizik dhe qitjet kualifikuese u zhvilluan nga komisioni i Qendrës së Programeve dhe Vlerësimit të Shkollës së Trupës, e cila prej muajit tetor 2014 ka marrë përsipër dhe ka realizuar detyrimet për standardizimin e përgatitjes dhe certifikimin e aftësive të personelit të trajnuar në specialitetet ushtarake në qendrat stërvitore të strukturave ushtarake të Forcave të Armatosura. Vlerësimi i detyrave të tjera të Programit të Stërvitjes Individuale të Avancuar do të realizohen gjatë Ushtrimit Stërvitor Fushor (USF) nga komandanti dhe personeli i Kompanisë së Stërvitjes Individuale të Avancuar .

Shko në krye