English Shqip | 

 

Komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof. Asoc.Bajram Begaj, priti në një takim kortezie ekipin e Agjencisë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë të USEUCOM të kryesuar nga zoti Roy Ackley. Ky takim u zhvillua në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit të menaxhimit të donacioneve të dhuruara nga qeveria e SHBA për FARSH.
Pasi ju uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje dhe falenderime për mbështetjen e dhënë nga agjencia e DSCA kryesisht për sisteme dhe pajisje, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve operacionale, Gjeneral Begaj e njohu zotin Ackley dhe ekipin që e shoqëronte, me zhvillimet më të fundit në institucionin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe kryesisht me misionin, strukturën dhe detyrat që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe institucionet e saj kryejnë në procesin e arsimimit dhe trajnimit për të gjitha nivelet e arsimimit dhe kualifikimit, për personelin oficer, n/oficer, ushtar profesionist e civil, që shërbejnë në FA, dhe institucionet e tjera të sigurisë; zhvillimin doktrinar ushtarak; menaxhimin e standartizimit dhe mësimeve të nxjerra; mbështetjen e FA me stërvitje simuluese; mbështetjen me arsimim dhe stërvitje të njësive të Forcave të Armatosura, njohjen me programet mësimore e stërvitore sipas niveleve që zhvillohen në të gjitha institucionet arsimore dhe stërvitore të KDS. Takimi u pasua me pyetje e diskutime në lidhje me institucionalizimin e procesit arsimim-stërvitje-doktrinë, sistemin stërvitor dhe simulimin në QS, mjedisin stërvitor, si dhe kontributin e dhënë nga zyra e ODC dhe zyra e atasheut ushtarak në vendin tonë në drejtim të arsimimit dhe trajnimit, për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe në vija të përgjithshme për mbështetjen që institucionet arsimore japin në këtë drejtim.

Shko në krye