English Shqip | 

 

bwd  Foto 1/2  fwd

Në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes , u zhvillua sot paradite ceremonia e diplomimit të kursantëve të Kursit të Lartë të Oficerit dhe kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm , në Akademinë e Forcave të Armatosura . Në këtë ceremoni morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku , Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes , Gjeneral Brigade Prof. Asoc . Bajram Begaj ,Zv/Komandanti i AFA-se Kolonel Edmond Braneshi, Komandanti i KFT Gjeneral Brigade Albert Mullai , Komandanti i KM Gjeneral Brigade Shkëlqim Sallaku , Zv / komandanti i KFD Kapiten i Rangut I Artur Meçollari , atashe ushtarak i Kosovës i akredituar në vendin tonë , Kolonel Bashkim Shillova , drejtorë drejtorish në MM dhe SHPFA , profesorë të Akademisë së Mbrojtjes etj .

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes , Gjeneral Brigade Prof.Asoc.Bajram Begaj , në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie , duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit , u shpreh se : ” FA të RSH, ashtu si të gjitha institucionet e administratës publike, janë duke bërë ndryshime dhe reforma të vazhdueshme e të njëpasnjëshme për të qenë më të ndërveprueshme me vendet e tjera dhe tu përgjigjet sfidave të kohës. Shkalla dhe shpejtësia e ndryshimeve tona për të plotësuar standartet e kërkuara lipset të jetë më e shpejtë. Prandaj për të menaxhuar më me efektivitet këto ndryshime ne na duhen lidera të tillë të aftë nga ana profesionale me etikë dhe figurë të pastër morale, vizionarë, ndërveprues e me mendime dinamike, me qëllim që të çojnë këto ndryshime përpara, të plotësojmë në kohë kërkesat dhe standartet e vazhdueshme që ka NATO për FA si edhe dhe për t’iu bashkuar Komunitetit Europian. Do të jeni ju akdemistët që do të përfaqësoni jo vetëm brezin që do të zevëndësojë deri në liderishipin e lartë ushtarak , por edhe do të modernizojë dhe cojë më tej vlerat e FA. FA janë jo vetëm struktura ndoshta më e qenësishme e cdo vendi , por në të njejtën kohë duhet të jetë më e vlerësuara . Një pjesë e kësaj varet edhe nga ne, që do të thotë të ekpozohemi më mirë para audiencës qoftë brënda për brënda FA por edhe jashtë saj . Dhe mendoj se akademia duhet dhe i ka të gjitha kapacitetet që të promovojë vlera të tilla . Kjo përbën edhe thelbin e tërë punës duke e vendosur njëkohësisht këtë institucion në ballë të përpjekjeve për reformimin e Forcave të Armatosura në përputhje me kërkesat dhe standardet që kërkon koha dhe mjedisi i sotëm i sigurisë ”

Në emër të të diplomuarve të KLO dhe KKSHP përshëndeti N ënkolonel Ermal Elezi , i cil i pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë ceremoni të veçantë të diplomimit , nënvizoi se; “ Viti akademik që sapo përfunduam , dhe angazhimi i secilit prej nesh në këto kurse , përbën një moment shumë të rëndësishëm të zhvillimit tonë profesional , moment që shënon një etapë të re në karrierën tonë pasi ne do të na jepet mundësia ti zbatojmë në praktikë të gjitha këto njohuri e dije bashkëkohore që m or ëm në këtë akademi , dhe jo vetëm , por edhe për ecurinë tonë si ushtarakë karriere , si dhe e kontributit që ne mund të ofrojmë në rrugën e pandalshme të zhvillimit të Forcave tona të Armatosura ” .

Ceremonia e diplomimit të kursantëve të KLO dhe KKSHP në Akademinë e Forcave të Armatosura , u përshëndet edhe nga S hefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku . Gjeneral Kollçaku , vler ë soi rezultatet e arritura nga kursantët e të dy kurseve si objektive e që tregojnë përgjegjësi , seriozitet e përkushtim të përbashkët kursant-mësimëdhënës . Njëkohësisht , edhe një inkurajim e siguri për një korpus oficerësh në rritje cilësore t ë vazhdueshme e gjithmonë më bashkëkohore .

Në këtë ceremoni u diplomuan 49 akademistë të cilët përfunduan me sukses KLO e KKSHP . Të diplomuarit e të dy kurseve janë pjesëtarë nga të gjitha llojet e strukturave të FA, si dhe të FSK së Kosovës . Me të diplomuarit në ditën e sotme , rritet numri i përgjithshëm i ushtarakëve që kanë kryer studime dhe kualifikime institucionale dhe funksionale , në AFA, Ky numër pasqyron dinamikën dhe kapacitetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA.

Shko në krye