English Shqip | 

 

Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm nën drejtimin e petagogëve të Departamentit të Strategjisë dhe Historisë në datat 12 dhe 13 qershor 2019 zhvilloi vizitë mësimore historiko-strategjike në Republikën e Kosovës. Vizita u zhvillua në zbatim të programit mësimor të Akademisë së Forcave të Armatosura për vitin akademik 2018-2019 dhe kishte si qëllim njohjen e kursantëve me misionin, detyrat, strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe vlerat historike të UÇK gjatë viteve 1988-1999, me fokus kryesor Analizë Beteje e Betejës së Koshares.

Gjatë ditës së parë kursantët e KKSHP zhvilluan vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ku me anë të një brifingu informues u njohën me zhvillimet kryesore të ndodhura në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të kësaj Force. Takimi u shoqërua me pyetje-përgjigje, ku nga ana e kolegëve të FSK u vlerësua profesionalizmi dhe interesi i treguar nga kursantët mbi gjithçka që u prezantua në brifing.

Ditën e dytë KKSHP zhvilluan vizitë njohëse në Komandën e Forcave Tokësore, Prishtinë ku u pritën në një takim kortezie nga Komandanti i kësaj force, gjeneral brigade Enver Cikaqi e më pas u mbajt një brifing njohës mbi misionin, strukturën, përgjegjësitë, aktivitetet kryesore, si dhe planet e zhvillimit të kësaj force në të ardhmen.

Pas këtij takimi, aktiviteti vazhdoi me udhëtimin drejt rajonit të Koshares dhe zhvillimin në këtë rajon të Analizë Betejës. Lëvizja drejt këtij rajoni, përkon me vende të cilat kanë një histori shumë të pasur me ngjarje historike që lidhen me UÇK dhe aktivitetin e saj, duke ndihmuar këdo nga pjesëmarrësit në kuptimin më të plotë të Luftës së Kosovës. Gjatë analizë betejës së Koshares krahas angazhimit dhe përgatitjes së bërë paraprakisht nga kursantët e KKSHP dhe petagogët e Grupit të Historisë, një ndihmesë të rëndësishme dhanë edhe ushtarakët e Forcës Tokësore të Kosovës, të cilët u bënë pjesë e turit dhe me njohuritë dhe eksperiencat e tyre si pjesëmarrës në betejën e Koshares, kontribuan ndjeshëm në përmbushjen e qëllimeve të saj. Në rajonin e Kosharës, nga pjesëmarrësit u zhvilluan edhe homazhet në memorialin kushtuar kësaj beteje, si beteja e parë e cila i parapriu veprimeve të mëtejshme të UÇK dhe beteja e cila shënoi dhe thyerjen  e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Shko në krye