English Shqip | 

 

Në Shkollën e Trupës,Bunavi u zhvillua mësim tregues me tematikë : Tërheqja e të plagosurve në fushën e luftimit .

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte unifikimi i metodës së mësimdhënies nga drejtuesit e stërvitjes, nëpërmjet vlerësimit të shembullit pozitiv dhe marrjes eksperiencë nga përvoja e instruktorëve më të mirë .

Përveç instruktorëve dhe oficerëve trajnues, në këtë aktivitet morën pjesë komandanti i Shkollës së Trupës, personeli i Shtabit dhe QPV .

Në përfundim të aktivitetit, komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj falënderoi drejtuesit e stërvitjes për angazhimin dhe mënyrën e zh villimit të këtij mësimi metodik, për vështirësitë e përballjes me kushtet e temperaturave të larta dhe theksoi rëndësinë e stërvitjes dhe përgatitjes së ushtarit edhe në kushte ekstremet motit, sfidë për të cilat duhet të punohet me përkushtim dhe profesionalizëm.

Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e “kuqe” e Stërvitjes Individuale të Avancuar.

Shko në krye