English Shqip | 

 

Ka përfunduar me sukses periudha “Blu” e programit stërvitor me kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar për periudhën Maj-Korrik 2019, Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar zgjatë 50 ditë, e ndarë në 3 periudha: “Jeshile”, “Blu” dhe e “Kuqe”.

Gjatë kësaj periudhe kursantët i’a dolën me sukses, që përmes stërvitjes intensive, me orar dhe jashtë orarit, ditën dhe natën, në kohë të mirë dhe në kushte ekstreme t ë motit, të realizojnë standardet e kërkuara për përvetësimin e programit të stërvitor.

Testimi i detyrave u realizua nga personeli i Kompanisë së Stërvitjes Individuale të Avancuar dhe monitorimi nga Shtabi i Shkollës së Trupës.

Qëllimi i zhvillimit të këtij testimi është kontrolli i njohurive të marra nga kursantët gjatë kësaj periudhe në komponentët e përgatitjes fizike dhe specialiteteve ushtarake.

Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar vijon në periudhën e tretë dhe përmbyllëse të këtij kursi.

Shko në krye