English Shqip | 

 

Në zbatim të plan kalendarit të zhvillimit të stërvitjeve në QS per vitin 2019, si dhe në vazhdim të fazës përmbyllëse të stërvitjes tre shkallëshe të koduar "SHQIPONJA-19", të zhvilluar me KLO - KKSHP - b1k të KFT dhe b2k I BrRSH të FSK Kosovë, në sallën e takimeve të Qendrës së Simulimit, u zhvillua Video-Telekonferenca (VTC), për prezantimin e raportit paraprak të vlersimit të stërvitjes së zhvilluar me b2 të Reagimit të Shpejtë të FSK Kosovë. Në këtë VTC nga pala e b2 Reagimi i Shpejtë morën pjesë : Shefi i shtabit dhe shtabi i b2 Reagimi i Shpejtë dhe Komandantet e Kompanive, ndërsa nga QS morën pjesë shefat e degeve dhe personeli i ekipit vlerësues të kësaj stërvitje.
Në materialin e prezantuar nga QS, pasqyroheshin realizimi i objektivave te stërvitjes dhe objektivave të trajnimit, tematika që duhet të mbahen dhe që duhet të përmirësohen në të ardhmen si dhe rekomandime për stërvitjet e ardhshme. Nga përfaqesuesit e palës së FSK, u theksua me tone pozitive niveli i bashkëpunimit në këtë stërvitje si dhe rritja dhe thellimi i tij edhe në të ardhmen. Rekomandimet e bëra nga ana e tyre në interest ë stërvitjes do të pasyrohen në raportin final te vleresimit të stervitjes.

Shko në krye