English Shqip | 

 

Në Shkollën e Trupës,Bunavi, në datën 31.05.2019, u zhvillua mësim tregues me objekt: Vendosja e elementëve të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë sipas kërkesave të Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte: Rifreskimi dokumentacionit, përmirësimi i kushteve të jetesës së personelit dhe standardizimi i veprimeve të personelit të shërbimit konform kërkesave të Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura.

Në këtë aktivitet mori pjesë komandanti i Shkollës së Trupës, drejtuesit e strukturave të vartësisë, shefat e seksioneve në shtab dhe personeli i shërbimit në Shkollën e Trupës.
Komandanti i Shkollës së Trupës, Kolonel Ardian Lulaj, vlerësoi punën e bërë për përgatitjen dhe zhvillimin e këtij aktiviteti, theksoi se siguria dhe ruajtja është detyrim i të gjithë ushtarakëve pa përjashtim dhe kërkoi nga pjesëmarrësit dhe gjithë efektivi, angazhim të përhershëm dhe maksimal për forcimin e masave të sigurisë dhe ruajtjes në Shkollën e Trupës.

 

Shko në krye