English Shqip | 

 

Në mjediset e ANO, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 14-të të Instruktorit në ANO. Ky kurs zhvillohet për një periudhë tre javore, ku synohet aftësimi i kursantëve me cilësitë e duhura të instruktorit të stërvitjes përgatitja dhe zhvillimi i mësimit teorik dhe stërvitjes praktike; njohja dhe zbatimi i sjelljeve elementare të Instruktorit sipas formës didaktike, komandim-detyrim dhe bashkëbisedimi; njohja e rregullave të plotësimit të planit mësimor për një mësim teoriko-praktik; njohja dhe zhvillimi i metodës së Ndodhi –Ngjarjes; njohja dhe zbatimi i teorisë së instruktim-diskutimit dhe procesin e zhvillimit e të diskutimit të vlerësimit grupor.
Fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni e mbajti zv.komandanti i ANO-së, nënkolonel Bedri Çoli, ku ndër të tjerash vlerësoi njohuritë e marra në këtë kurs nga kursantët, ku iu kërkua përditësimi akoma dhe më shumë të njohurive të marra nëpërmjet literaturës ushtarake, dhe jo vetëm, nëpërmjet informacioneve të ndryshme zyrtare në internet e kudo tjetër për tu rritur e zhvilluar më tej si ushtarakë, por në rradhë të parë si qytetarë të këtij vendi.
Rreshter Bujar Shehu, përshëndeti në emër të kursantëve, ku falenderoi të gjithë trupën mësimdhënëse të ANO-së, që me shumë profesionalizëm, këmbëngulje dhe durim mësuan, stërvitën dhe bënë që kursantët të ndjehen më të sigurt në detyrat që do ju besohen në të ardhmen.

Shko në krye