English Shqip | 

 

Kursi i Pergatitjes se Oficerit te Ri, ne kuader te programit mesimor zhvillon vizite dy ditore ne institucionet arsimore te FSK, Kosove. Gjate kesaj vizite, kursi kryesohej nga stafi akademik i kursit nen drejtimin e shefit te departamentit te KPO, Kolonel Zaho Golemi.
Gjatë vizitës, kadetet e KPO, vizituan Qendrën për Studime Universitare ( QSU ) të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) në Ferizaj, ku zhvilluan takime të ndryshme me pjesëtarët e FSK-së. Nepermjet prezantimeve ne keto institucione, ato u njohen me ecurinë e përgatitjes së oficerëve të rinj të QSU-së.
Me heret, stafi akademik i KPO, i kryesuar nga shefi i Departamentit të KPO –së kolonel Zaho Golemi, u prit nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha dhe komandantin e Qendrës për Studime Universitare i QSU-së, major Vegim Krelani. Ata së bashku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive, si dhe për mënyrën dhe rëndësinë e shkollimit të kadetëve. Kjo vizite do i sherbeje me se miri edhe shkembimit te eksperiencave ne fushen e trajnimit dhe arsimimit ushtarak per kadetet e rinj.

Shko në krye