English Shqip | 

 

Një i moshuar i fshatit Bestrovë i cili kishte shqetësime shëndetësore, u paraqit në Qendrën Shëndetësore të Shkollës së Trupës për vizitë mjekësore.

Qendra Shëndetësore e Shkollës së Trupës i është përgjigjur me ndihmë mjekësore dhe dhënie të ndihmës së parë sa herë ka pasur nevojë komuniteti i zonës ku ndodhet.

Shkolla e Trupës, si pjesë e Forcave të Armatosura është në shërbim të atdheut dhe shtetasve të tij dhe në këtë kontekst dhënia e ndihmës mjekësore është një nga mënyrat më fisnike dhe më humane me anë të së cilës ne përmbushim misionin tonë në kohë paqeje.

Nëpërmjet gatishmërisë së tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë personeli mjekësor i Shkollës së Trupës kanë të drejtë të ndjehen krenarë si pjesë e Forcave të Armatosura.

Shko në krye