English Shqip | 

 

Në datën 24.05.2019 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët e kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar në specialitetin “Këmbësori” është zhvilluar testimi i detyrave të periudhes “jeshile” ndërsa me specialitetet e tjera “Ndërlidhje”, “Logjistikë” dhe “Polici Ushtarake” testimi zhvillohet me module.
Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar synon:
Të përgatisë, të formojë dhe të edukojë individ me aftësi të plota për të vepruar dhe plotësuar rolin individual në operacion, si pjesë e një grupi/skuadre.
Përmes programit të kursit të SIA-s, kursantët marrin njohuri të mjaftueshme për njohjen e ligjshmërisë dhe rregulloreve bazë.
Mësojnë mjeshtërinë e përdorimit të armëve individuale e të nënrepartit.
Aftësohen për zhvillimin e qitjeve individuale, bashkërenduese dhe me skuadër.
Përgatiten për të mbajtur ngarkesë të lartë fizike e psikologjike.
Arrihet harmonizimi i veprimeve luftarake në përbërje të grupit të luftimit e skuadrës në operacione luftarake e jo luftarake.

Shko në krye