English Shqip | 

 

Në kuadër të fillimit të fazës egzekutuese të stërvitjes 3 shkallëshe komando –shtabi “Shqiponja-19”, komandanti i BrRSH të FSK, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj, zhvilloi një vizitë njohëse njëditore në mjediset stërvitore të KDS.
Gjeneralbrigade Hadërgjonaj, u prit në një takim të ngrohtë e miqësor nga komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof.Asoc.Bajram Begaj. Pasi ju uroi mirëseardhjen, Gjeneral Begaj, e njohu Komandantin e BrRSH të FSK, me zhvillimet më të fundit në institucionin e KDS me theks në pjesën stërvitore të programeve e kurrikulave akademike dhe konkretizimin e tyre në stërvitjet e këtij lloji, sic është dhe stërvitja “Shqiponja 19”. Gjeneral Begaj, vlerësoi punën, përkushtimin, angazhimin e disiplinën dhe të personelit ushtarak kosovar të b2 të Regimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, pjesëmarrës në stërvitje. Nga ana e tij, Gjeneralbrigade Hadërgjonaj, falenderoi për mikpritjen, duke u shprehur se është i kënaqur që ndodhet në institucionin më të lartë arsimor ushtarak shqiptar. “Këto lloj stërvitjesh dhe bashkëpunimi ynë i përbashkët edhe në këtë fushë – ka vijuar komandanti i BrRSH të FSK, do i shërbejë më së miri orientimit në zhvillimin e FSK në përgjithësi, sidomos në kushtet aktuale që ndodhet, tashmë që u zyrtarizua si forcë e armatosur, dhe më detajisht në zhvillimin e kapaciteteve trajnuese e stërvitore simuluese të FSK, që po zhvillohen kryesisht me batalionin e pare dhe te dytë të BrRSH”.
Në këtë takim, nën një frymë të ngrohtë dhe vllazërore vijuan diskutimet mbi thellimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe FSK, konkretisht në fushën e arsimimit e trajnimit ushtarak edhe për stërvitje të llojit simualtiv, nëpërmjet qëndrës së simulimit, stërvitje që minimizojnë kostot e trajnimit, por dhe me interes të përbashkët e reciprok në interes të rritjes së kapaciteteve trajnuese.
Komandanti i BrRSH të FSK, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj, nëpërmjet një prezantimi në Qendrën e Simulimit në KDS, u njoh në vija të përgjithshme me atë cka QS përfaqëson, sistemin stërvitor dhe simulimin në këtë qendër dhe në vijimësi me një informacion të përgjithshëm mbi objektivat e stërvitjes dhe trajnimit, skenarin e saj, strukturën etj. Më pas, gjeneral Hadërgjonaj vizitoi të gjitha ambjentet stërvitore të ndara sipas audiencave stërvitore të saj.

Gjatë ditëve të zhvillimit të kësaj stërvitje Akademia e Forcave të Armatosura, b1k i Forcave Tokësore, b2 e Regimit të Shpejtë i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Qendra e Simulimit do të punojnë së bashku për të zbatuar, vlerësuar dhe mësuar në mënyrë korrekte nga ky aktivitet.
Stërvitja “Shqiponja-19” është një stërvitje që programohet dhe drejtohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ka si qëllimi të aftësojë kursantët e KLO dhe KKSHP në rolin e oficerit të shtabit të CJTF dhe BrMN, si dhe shtabin e b1k të Forcës Tokësore dhe b2 të Reagimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së KosovëS, për procesin e planëzimit në nivel operacional, Procedurën e Vendimmarrjes Ushtarake (MDMP) në nivel taktik dhe dinamikën e zhvillimit të luftimit, duke zbatuar konceptet doktrinare të NATO-s, në rast krizash.
Stërvitja “Shqiponja -19” synon të zbatojë konceptet doktrinare për përdorimin e forcave ushtarake në Operacionet e Mbështetjes së Paqes, koordinimi dhe bashkëveprimi me aktorët civilë (pushtetin qendror/lokal/OJF/OQ/Agjensi) e ushtarakë brenda zonës së operacionit; ngritjen, funksionimin dhe më pas planizimin dhe zhvillimin e një operacioni në vendkomandë sipas niveleve, si dhe familjarizimin e strukturave të b1k të Forcës Tokësore dhe b2 të Reagimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e stërvitjes me ndihmën e kompjuterit.

Shko në krye