English Shqip | 

 

Prej datës 06.05.2019 në ambientet e Shkollës së Trupës, Bunavi, ka nisur cikli stërvitor me kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar në specialitetet “Këmbësori”, “Ndërlidhje”, “Logjistikë” dhe “Polici Ushtarake”, ku pjesë e këtij efektivi që po stërviten janë dhe 10 femra.
Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar zgjatë 50 ditë, e ndarë në 3 periudha: “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”.
Në këtë kurs zhvillohen gjithsej 6 detyra qitje me armët e këmbësorisë dhe në përfundim zhvillohet testimi i detyrave dhe Ushtrimi Stërvitor Fushor 3 ditor (marshim në këmbë dhe me pajime) në një distancë totale 35 deri në 40km.

Shko në krye