English Shqip | 

 

Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
dhe Forcave të Armatosura të SHBA-së, (ODC), për 4 ditë me radhë në mjediset e ANO u zhvillua, u zhvillua aktivitetii “Junior NCO Development”, me ekspertë të Gardës Kombëtare të Nju
Xhersit, për trajnimin e kursantëve nënoficer në ANO. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi metodat dhe zhvillimin e punës në grup me nënoficerët, edukimi i nenoficereve dhe zhvillimi i karrierës së tyre. Disa nga temat e zhvilluara në këtë aktivitet ishini; mardhëniet officer-nënoficer, roli ,përgjegjësitë dhe autoriteti i nënoficerit, baza e lidershipit, zhvillimi i nënoficerit dhe promovimi i tyre, udhëzuesi i ushtarakut, Prespektiva gjinore në NATO, Paqja,Siguria dhe Plani i Veprimit etj, tema të cilat u pritën me interes nga ana e nënoficerëve. Puna dhe bashkëpunimi i përbashkët midis ANO dhe Gardës së Neë Jersit, tashmë të konsoliduara prej kohësh do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen. Kjo gjë u evidentua dhe në konkluzionet përmbyllëse të aktivitetit me ekipin trajnues amerikan, ku Zv/Komandanti i ANO-së, N/Kolonel Bedri Qoli falenderoi trajnuesit për ndihmën në fushën e trajnimit ndër vite nga ana e tyre.

Shko në krye