English Shqip | 

 

bwd  Foto 2/2  fwd

Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, paraditen e sotme u zhvillua ceremonia e certifikimit të kursantëve të Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit. Në ceremoni morën pjesë: Zv.SHSHPFA, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, Shefi i Shtabit i KDS, kolonel Riza Zaja, shefat e departamenteve të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Fjalën e rastin në ceremoni e mbajti shefi i Departamentit të Përgatitjes së Oficerit të Ri, kolonel Zaho Golemi, i cili ndër të tjera theksoi se: “Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit zë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e arsimimit ushtarak dhe të karrierës ushtarake me anë të të cilit kursantët përgatiten për të bërë një hap cilësor në karierrën e tyre ushtarake, duke realizuar kalimin nga drejtues të nivelit toge/kompani në oficer shtabi në nivel batalioni. Për tre muaj të kohëzgjatjes së këtij kursi, kursantët kuptuan më mirë mënyrën se si shtabi kryen misionin e tij, u bënë më të aftë në përmbushjen e kërkesave të drejtim komandimit dhe të stërvitjes, si dhe u aftësuan për të punuar në grup, ku shtabi funksionon si një organizëm i vetëm”. Kolonel Golemi shprehu një falenderim të veçantë për Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Qendrën e Simulimit, për mbështetjen e dhënë në realizimin e programit arsimor dhe stërvitjeve të planizuara, si dhe pedagogët që lektuan me kursantët. Gjithashtu një falenderim dhe urim i veçantë shkoi për kursantët e KTHOSH të cilët për 3 muaj me radhë treguan korrektësi, përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e programit mësimor dhe stërvitjeve të zhvilluara.

Në emër të kursantëve të KTHOSH përshëndeti kapiten Gersi Çoçka, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e këtij kursi dhe falenderoi stafin pedagogjik dhe Qendrën e Simulimit që kanë qenë të pakursyer duke u përpjekur maksimalisht për rritjen e tyre profesionale.

Ceremoninnë e përshëndeti dhe Zv/SHSHPFA gjeneral brigade Manushaqe Shehu. Gjenerale Shehu, ndër të tjerash u shpreh se “Ky kurs ishte një mundësi e shkëlqyer për ju në drejtim të thellimit të dijeve e njohurivë tuaja dhe aftësimin profesional për tju përgjigjur më mirë kërkesave dhe zhvillimeve të vrullshme të Forcave tona të Armatosura. Tashmë- vijoi gjenerale Shehu, ju jeni në gjëndje të kuptoni më së miri mënyrën se si një shtab kryen misionin e tij, jeni më të aftësuar në përmbushjen e kërkesave të drejtim komandimit dhe të stërvitjes, në atë se si një oficer shtabi kryen detyra të ndryshme në shtab, punon në grup, e funksionnsi një organizëm i vetëm”. Gjenerale Shehu, falenderoi për punën dhe përkushtimin pedagogët përgjegjës të kursit që kanë qënë pjesë e pandarë e kursit, si dhe kursantët duke ju uruar suksese të mëtejshme në kryerjen e detyrave funksionale, si dhe në karrierën ushtarake.

Ceremonia vijoi me shpërndarjen e certifikatave për kursantët dhe u mbyll me një foto të përbashkët.

Shko në krye