English Shqip | 

 

Në ambjentet e Garnizonit të Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit Fillestar të Nënoficerit. Kursi Fillestar i Nënoficerit u zhvillua në ANO për një periudhë 5-javore me 190 orë mësimore. Kursi ishte i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.
Objektivi i programit mësimor ishte hedhja e bazave për karrierën e Nënoficerit, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia individuale në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, zv.Komandanti i ANO N/Kolonel Bedri Qoli, dhe të ftuar të tjerë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti zv.komandanti i ANO-së, ku ndwr tw tjerash wshtw shprehur se: “Është shumë e rëndësishme për ju përfundimi i këtij kursi, ku ju morët elementët fillestar më të rëndësishëm të të qënit një nënoficer i ardhshëm. Ndaj këto njohuri që ju i keni marrë mbi konceptet e liderit të së ardhmes të një ushtrie tashmë me standarte, ju duhet ti shfrytëzoni më së miri në karrierën tuaj ushtarake. Gjithashtu do të kërkoja nga ju që njohuritë e marra në ANO ti përditësoni akoma dhe më shumë nëpërmjet literaturës ushtarake, dhe jo vetëm, nëpërmjet informacjoneve të ndryshme zyrtare në internet e kudo tjetër për tu rritur e zhvilluar më tej si ushtarakë, por në rradhë të parë si qytetarë të këtij vendi. “
Në emër të të gjithë kursantëve, pwrshwndeti ushtar IV Bilbil Biba. Ai falenderoi të gjithë trupën mësimdhënëse të ANO-së, që me shumë profesionalizëm, këmbëngulje dhe durim mësuan, stërvitën dhe bënë që kursantet tw ndjehen më të sigurt në detyrat që do tju besohen në të ardhmen.

Shko në krye