English Shqip | 

 

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po zhvillohet stërvitja 3 shkallëshe “Shqiponja-19”. Kjo stërvitje është projektuar dhe po zhvillohet nga stafi i Akademisë së Forcave të Armatosura, kryesisht kursantët e KLO, KKSHP, në bashkëpunim me b1k e Forcave Tokësore , b2 e Regimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Qendrën e Simulimit në KDS.
“Shqiponja-19” është një stërvitje që programohet dhe drejtohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ka si qëllimi të aftësojë kursantët e KLO dhe KKSHP në rolin e oficerit të shtabit të CJTF dhe BrMN, si dhe shtabin e b1k të Forcës Tokësore dhe b2 të Reagimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, për procesin e planëzimit në nivel operacional, Procedurën e Vendimmarrjes Ushtarake (MDMP) në nivel taktik dhe dinamikën e zhvillimit të luftimit, duke zbatuar konceptet doktrinare të NATO-s, në rast krizash.
“Shqiponja -19” synon të zbatojë konceptet doktrinare për përdorimin e forcave ushtarake në Operacionet e Mbështetjes së Paqes, koordinimi dhe bashkëveprimi me aktorët civilë (pushtetin qendror/lokal/OJF/OQ/Agjensi) e ushtarakë brenda zonës së operacionit; ngritjen, funksionimin dhe më pas planizimin dhe zhvillimin e një operacioni në vendkomandë sipas niveleve, si dhe familjarizimin e strukturave të b1k të Forcës Tokësore dhe b2 të Reagimit të Shpejtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e stërvitjes me ndihmën e kompjuterit.
Gjatë ditëve të zhvillimit të kësaj stërvitje Akademia e Forcave të Armatosura, b1k e Forcave Tokësore, b2 e Regimit të Shpejtë i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Qendra e Simulimit do të punojnë së bashku për të planifikuar, zbatuar, vlerësuar dhe mësuar në mënyrë korrekte nga ky aktivitet. Për zhvillimin e stërvitjes po ndiqen procedurat e përshkruara në Direktivën e Stërvitjes të NATO-s Bi-SC 75-3 dhe Direktivën e Stërvitjes DS-7-1; COPD, MDMP etj. Këto dokumente janë udhëzime gjithëpërfshirëse rreth planifikimit, zbatimit dhe vlerësimit të një stërvitje ushtarake të NATO-s.
Në interes të kësaj stërvitje me qëllim marrjen e masave për mbarëvajtjen e saj, Departamenti i Operacioneve dhe Qendra e Simulimit kanë zhvilluar 4 konferenca planëzuese për të arritur në planifikimin dhe ekzekutimin e saj. Stërvitja ka filluar që më datë 2 maj 2019, pas përfundimit të fazës së Procesit të Vendimmarrjes Ushtarake të CJTF nga KLO kaloi në procesin e Vendimmarrjes Ushtarake nga shtabi LCC (KKSHP grupi A) e tashmë është në fazën e zhvillimit të Procesit të Vendimmarrjes Ushtarake nga Shtabi i BrMN (KKSHP grupi B).

Shko në krye