English Shqip | 

 

Përfundoi me sukses periudha e III-të e Programit të Stërvitjes Bazë (periudha e kuqe), dhe gjithë programi i planifikuar. Ajo synoi në zhvillimin e aftësive individuale të kursantëve për kryerjen e detyrave në operacion, si dhe në edukimin tek ata të punës në grup. Kjo periudhë përbën periudhën e ndërthurjes të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Ajo kulmoi me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara në SIB, nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren). Kjo stërvitje kryhet përpara testimit përfundimtar të kursit dhe vlerësimi i saj zë vend të konsiderueshëm në vlerësimin e përgjithshëm të SIB.
Komandanti i Kompanisë së Stërvitjes Bazë, Major Klodian Dhimitri dhe personeli i kësaj kompanie stërvitore vlerësuan me seriozitet këtë moment mjaftë të rëndësishëm të Programit të Stërvitjes Bazë. Testimi përfundimtar në përgatitjen fizike, qitjet kualifikuese, marshimet me situate taktike dhe ngritja e fushimit me gjithë elementët e nevojshëm jetësor të kompanisë stërvitore, plotësuan më së miri tablonë e kësaj stërvitje.
Testimi përfundimtar fizik dhe qitjet kualifikuese u zhvillua nga komisioni i Qendrës së Programeve dhe Vlerësimit të Shkollës së Trupës, e cila prej muajit tetor 2014 ka marrë përsipër dhe ka realizuar detyrimet për standardizimin e përgatitjes dhe certifikimin e aftësive të personelit të trajnuar në specialitetet ushtarake në qendrat stërvitore të strukturave ushtarake të Forcave të Armatosura. Vlerësimi i detyrave të tjera të Programit të Stërvitjes Bazë u realizua gjatë Ushtrimit Stërvitor Fushor (USF) nga komandanti dhe personeli i Kompanisë së Stërvitjes Individuale Bazë.

Shko në krye