English Shqip | 

 

Në ambjentet e Akademisë së Forcave të Armatosura u zhvillua takimi mbi realizimin e Sondazhit Kombëtar për Studentët. Ky është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), strukturë në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, për të gjitha institucionet e arsimit të Lartë. AFA, është hera e parë që përfshihet në këtë sondazh dhe pjesëmarrës në të janë kursantwt që ndjekin programet e kurseve profesionale ushtarake njëvjeçare të Përgatitjes së Oficerit të Ri, Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe Kursit të Lartë të Oficerit. Qëllimi i këtij sondazhi ishte vlerësimi i performancës në mësimdhënie tw personelit akademik të institucioneve tw Arsimit të Lartë. Për realizimin sa më efikas të tij, në Akademinë e Forcave të Armatosura u ngrit edhe një grup pune për monitorimin dhe koordinimin e procesit. Rezultatet e sondazhit do të vijnë zyrtarisht pranë institucionit të AFA, si dhe mund të shikohen on-line në faqen zyrtare të Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).

Shko në krye