English Shqip | 

 

Në ambjentet e Akademisë së Forcave të Armatosura, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë, në zbatim të programit mësimor me Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP), zhvilloi sesionin shkencor me temë: “Stronger Together: Koha për vlerësimin e arritjeve dhe diskutimin e sfidave së ardhmes”. Ky sesion u mbajt me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATO-s dhe 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Aleancë. Qëllimi i këtij sesioni ishte diskutimi mbi arritjet e NATO-s përgjatë 70 viteve si aleancë politiko-ushtarake, roli dhe kontributi i Shqipërisë prej 10 vitesh si anëtare me të drejta të plota, si dhe diskutimi i sfidave të së ardhmes për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pjesëmarrës në këtë sesion ishin drejtues të Akademisë së Forcave të Armatosura, stafi pedagogjik i Departamentit të Strategjisë dhe Historisë, kursantë të KLO dhe KKSHP. Sesioni u zhvillua në dy panele, ku mbajtën kumtesat e tyre stafi pedagogjik i Departamentit të Strategjisë dhe Historisë, si dhe kursantë përfaqësues nga KLO dhe KKSHP.
Në përfundim të këtij sesioni u konkludua se: “Për 70 vjet të ekzistencës së saj, NATO ka arritur me sukses të përmbushë misionin e saj për ruajtjen e paqes, solidaritetit dhe promovimit të vlerave të përbashkëta në hapësirën euro-atlantike. E ardhmja do të jetë sfiduese, por për sa kohë të jemi së bashku, respektojmë parimet mbi të cilat aleanca u themelua, do të jemi partnerë të fortë dhe do të përballojmë me sukses sfidat e sotme dhe ato që paraqet e ardhmja”.

Shko në krye